Flash News

E-TJERA

"U ndalova pa shkak", Astrit Seranaj flet për shoqërimin: Jemi dhunuar në Komisariat! Kolegun tim e goditën me shkelm në fytyrë

"U ndalova pa shkak", Astrit Seranaj flet për shoqërimin:
Në foto: Arkitekti Astrit Seranaj

Arkitekti Astrit Seranaj ka reaguar pas pretendimeve për dhunë policore ndaj tij dhe 3 aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit gjatë shoqërimit të djeshëm.

Pjesëmarrës në protestën e sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Seranaj ka thënë për mediat se është ndaluar pa shkak, si dhe është dhunuar e keqtrajtuar në rajon.

“Ndalimi ishte një incident që mund të shmangej. Policët me uniformë në një moment më shoqëruan dhunshëm në komisiariat. Më tha “kthehu mbrapsht” e unë u ktheva. Më tha ku e ke kartën e identitetit dhe pse ia dhashë, prapë më shoqëruan. Më përdrodhën në të dyja krahët. U dhunuan edhe të shoqëruarit e tjerë.

Në polici jemi keqtrajtuar, në komisariat jemi dhunuar fizikisht. Kolegun tim e goditën me shkelm në fytyrë. Në të gjitha institucionet ka dhunë. Policia është krijuar si instrument që të shtypë zërin qytetar. Edhe vrasja e Klodian Rashës është frymë, në vazhdë të dhunës policore. Më vjen keq që dhuna është futur në strukturat e Policisë së Shtetit”, tha Seranaj.

Të fundit