Flash News

E-TJERA

U ndaluan për blerje votash, gjykata lë në burg juristin e Bashkisë Bulqizë dhë shoqëruesin e tij

U ndaluan për blerje votash, gjykata lë në burg juristin e

Dy të ndaluarit e dy ditëve më parë në Maqellarë, nga demokratët, të dyshuar për veprën penale "Korrupsion aktiv në zgjedhje" (blerje votash) dolën sot para togave të zeza në Gjykatën e shkallës së parë në Dibër për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25-vjeç në “arrest me burg”.

Kujtojmë që Partia Socialiste deklaroi dje që i arrestuari Denis Xholi në Dibër për blerje votash nuk ka lidhje me këtë forcë politike. Në një deklaratë publike, PS e Dibrës sqaron se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Të fundit