Flash News

E-TJERA

“U numëruan bastionet e PS”, Celibashi i përgjigjet ankesave të PD: Është respektuar ligji

“U numëruan bastionet e PS”, Celibashi i përgjigjet

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i është përgjigjur ankesave të opozitës se deri tani janë numëruar kutitë e votimit në zona që njihen si bastione të majta për të krijuar perceptimin te publiku se PS është në avantazh, sa i takon rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se numërimi i kutive të votave është bërë sipas ligjit dhe jo në mënyrë preferenciale. “Nga verifikimi i KQZ në mënyrë kategorike nuk rezulton se hapja e kutive të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Janë respektuar, kërkesat në lidhje me radhën e hapjes së kutive të votimit dhe kjo është kategorike, sipas ligjit”, u shpreh Celibashi.

Të fundit