Flash News


E-TJERA

U plagos mbrëmjen e djeshme në Shkodër, flet Ndue Preka: Nuk kam konflikte me askënd

U plagos mbrëmjen e djeshme në Shkodër, flet Ndue Preka: Nuk kam

Mbrëmjen e djeshme 30-vjeçari Ndue Preka u plagos në këmbë nga një person i paidentifikuar. 

30-vjeçari tha se nuk ka dyshime pasi nuk ka konflikte me askënd. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Unë nuk e di kush më qëlloi. Ka qenë errësirë nuk kam mundur ta njoh autorin, më ka qëlluar dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me askënd, ndaj nuk kam dyshime se kush mund të jetë personi që më qëlloi” deklaroi 30-vjeçari.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Mark Lula” dhe Preka përfundoi në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Në deklaratën e tij Preka është shprehur se nuk e di se kush e qëlloi pasi ishte errësirë dhe se autori u largua me shpejtësi.

Të fundit