Flash News

E-TJERA

U plagosën në atentatin e Krujës, si është gjendja e dy fëmijëve të Gentjan Bejtjes

U plagosën në atentatin e Krujës, si është gjendja e dy

Dy fëmijët e mitur që mbetën të plagosur në atentatin e ndodhur një ditë më parë në Krujë, ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Djali 10-vjeçar paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa vëllai i tij 13-vjeçar në gjendje të stabilizuar, por sipas mjekëve nuk e ka kaluar akoma rrezikun për jetën.

Fëmijët mbetën të plagosur pas të shtënave me breshëri kallashnikovi në banesën e tyre.

Në atentat u vra Ramazan Sino, kunati i Bejtjes, ndërsa ky i fundit ishte shënjestra e atentatit. Bejtja rezulton se është kthyer në Shqipëri ditët e fundit, por nuk ka të dhëna në TIMS.

Të fundit