Flash News

E-TJERA

U prezantuan si efektivë, autorët e grabitjes në Prush tërhoqën me forcë një polic

U prezantuan si efektivë, autorët e grabitjes në Prush

Tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin këtë mbrëmje një banesë në Prush të Tiranës. Autorët e pajisur me armë kanë shkruar në banesë dhe janë prezantuar si efektivë.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje. Në atë moment ka pasur një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe efektivëve.

Autorët janë larguar me një mjet tip “Audi” të bardhë dhe raportohet se kanë përplasur edhe një efektiv, i cili është në gjendje të mirë.

Aktualisht, autorët po kërkohen nga policia.

Të fundit