Flash News

E-TJERA

U shtrua në QSUT, Nuredin Dumani po trajtohet në reanimacionin e kardiologjisë

U shtrua në QSUT, Nuredin Dumani po trajtohet në reanimacionin e

Zbardhen detaje pas shtrimit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani së fundmi në spitalin QSUT, teksa po ruhet me masa të forta policore. 

Mësohet se ai po trajtohet në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve të shfaqura me zemrën.

Dumani, i cili u shoqërua me urgjencë mbrëmjen e kaluar nga ambientet e paraburgimit 313 ku mbahet në izolim, po i nënshtrohet një sërë analizash të specializuara për të vlerësuar gjendjen e tij të plotë shëndetësore.

Gjithashtu mjekët dhe autoritetet po verifikojnë çdo pistë të mundshme, përfshirë edhe dyshimet për një tentativë kriminale ndaj tij, siç mund të jetë një helmim i mundshëm.  

 

Të fundit