Flash News

E-TJERA

Vangjush Dako kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Vangjush Dako kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.

Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

Pse u arrestua Dako?

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër-arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Të fundit