Flash News

E-TJERA

Victor Osimhen ‘joshet’ nga Bayern Munich

Victor Osimhen ‘joshet’ nga Bayern Munich

Ylli i Napolit, Victor Osimhen pritet të jetë tema e nxehtë e merkatos së verës, i kërkuar nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 26 ndeshje për të ndihmuar skuadrën të sigurojë ‘Scudetton’ e tyre të parë në 33 vjet (fitoren e titulli të Seria A).

Osimhen pritet të largohet këtë verë nga klubi me një marrëveshje që arrin në 100 milionë euro.

Siç detajohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, dy klube që janë veçanërisht ‘të etur’ për Osimhen janë PSG dhe Bayern Munich, duke i lënë në dorë yllit të Napolit të vendosë se me cilin nga dy do të preferonte të bashkohej.

Ai thuhet se është tunduar nga gjigantët bavarez, duke pasur njëfarë dashurie për klubin, dhe kështu i ka vendosur ata në krye të listës së preferencave të tij.

Në Francë, ata janë të sigurt se agjenti i Osimhen tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, por lojtari e ka lënë në pritje veshjen e Ligue 1 ndërsa pret një lëvizje nga Bayern.

Të fundit