Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ ‘Tensione’ në Bruksel, Rama nervozohet me presidentin Macron

Video/ ‘Tensione’ në Bruksel, Rama nervozohet me presidentin

Samiti i Bashkimit Evropian vendosi sot të mos hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Verriut, vendim ky që solli reagime të ashpra nga të dyja palët.

Në një video ku shfaqen liderët e unionit dhe të pranishëm të tjerë teksa bashkohen për të realizuar një foto, shihet teksa kryeministri Rama bisedon me presidentin francez Emmanuel Macron. Nga pamjet, mimikat dhe gjestet e Ramës duket sikur raporti mes tyre shfaqet disi i tensionuar.

Rama i është drejtuar disa herë Macronit me gjeste duke iu afruar teksa duke se diçka i shpjegon. Ndërsa presidenti francez nuk ka pasur të njëjtin reagim dhe në disa momente e ka kaluar me një buzëqeshje.

Reagimet e ashpra ndaj BE-së Rama nuk i kurseu as në konferencën me tre liderët e tjerë të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri shprehu keqardhje për BE-në e cila vendosi t’i mbyllë derën sërish Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit