Flash News

E-TJERA

Video/ Vajzat adoleshente konsumojnë oksid azoti nga tullumbacet, dy prej tyre bien direkt në tokë

Video/ Vajzat adoleshente konsumojnë oksid azoti nga tullumbacet, dy prej

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Prej disa muajsh po qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht në lokale, e në ambiente të tjera një lloj droge që merret me tullumbace.

Këtë e tregon një video virale, ku shihen një  grup vajzash adoleshente duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

Video e publikuar nga JOQ, tregon se si një nga të miturat nuk mund të qëndrojë në këmbë pas konsumimit të gazit.

Kjo ‘metodë’ e cila përdoret për t’u argëtuar nga të rinj të shumtë, është cilësuar se sjell pasoja të rënda në shëndet.

Për këtë arsye tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Të fundit