Flash News

E-TJERA

Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Boiken Abazi:  Pritja nga Edi Rama ishte skandal edhe ofendim

Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Boiken Abazi:  Pritja nga Edi
Kreu i Lëvizjes Vetvendosje në Shqipëri Boiken Abazi

Kreu i Lëvizjes Vetvendosje në Shqipëri Boiken Abazi e ka cilësuar një skandal edhe ofendim pritjen e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës në detyrë nga ana e  kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Abazi ngre pikëpyetjet se ‘kush ia ka lidhur gjuhën Edi Ramës pas kërkesave publike të Vjosa Osmanit’, i cili sot i bojkotoi fjalimin në Kuvend, ndërsa pas takimit nuk mbajti konferencë për shtyp me të.

Në seancën e Kuvendit nuk i shkoi. Konferencë për shtyp me të nuk mbajti pas takimit të sotëm në kryeministri. Nuk lëshoi as deklaratë për shtyp. Vetëm një fjali nxori kryeministri Edi Rama nga profili i tij në facebook për vizitën në Tiranë të Presidentes dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe për takimin me të:

"Kryeministria - Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Kjo është edhe skandal edhe ofendim!

Kush ia ka lidhur gjuhën Edi Ramës pas kërkesave publike të Vjosa Osmanit për një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë, për heqjen e traut në rrugën e kombit dhe për kritikën e saj ndaj "minishengenit"? Mos duhet pyetur Vuçiçi, ky kriminel lufte gjenocidiale, për përgjigjet e munguara të mikut të tij, Edi Ramës!?”, shkruan Abazi.

 

Të fundit