Flash News

E-TJERA

Votohet nga opozita dhe mazhoranca, miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Votohet nga opozita dhe mazhoranca, miratohet ngritja e Komisionit të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sonte me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Si rrallë herë, opozita dhe mazhoranca u rreshtuan në të njëjtën anë, duke bashkuar votat për krijimin e komisionit, i cili pritet të trajtojë ndryshimet ligjore që do të përgatisin vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Në të njëjtën seancë, deputetët sociaistë miratuan edhe projektligjin e debatueshëm “Për barazinë gjinore”, që ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, përfshirë edhe protesta nga qytetarë që e kundërshtojnë nismën.

Ndërkohë, mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të presidentit Bajram Begaj, duke mbyllur kështu një seancë të ngarkuar me debate politike.

Të fundit