Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit në Laç/ Gjykata lë në burg tre të akuzuarit

Vrasja e biznesmenit në Laç/ Gjykata lë në burg tre

Gjykata Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të ndaluarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli, në Sanxhak në Laç , më 10 dhjetor.

Lej e Skënder Lika, babë e bir, dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi), u lanë në burg. Pak ditë më parë, Lej Lika pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se e kishte bërë për hakmarrje pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar më parë brutalisht.

Ngjarja ndodhi të premten e 10 dhjetorit, kur Rakip (Pilot) Rroli u qëllua me breshëri kallashnikovi pak minuta pasi kishte dalë nga banesa e tij. Autorët u larguan me shpejtësi pas ekzekutimit.

Të fundit