Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë

Vrasja në burgun e Peqinit, gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Sokol Mjacajn, i cili vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër në burgun e Peqinit javës së kaluar. 

Në seancën mbajtur sot, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për 11 të arrestuarit e tjere, ndërsa për njërin prej efektivëve u vendos detyrim paraqitje pasi kishte një fëmijë të paralizuar.

Sokol Mjacaj, një i dënuar me burg përjetë qëlloi për vdekje një të burgosur, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Të arrestuar për ngjarjen në fjalë janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të këtij viti si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte. 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Të fundit