Flash News

E-TJERA

Vrasja në ‘Don Bosko’, mes të plagosurve vëllai i viktimës dhe kamerieri 19-vjeçar

Vrasja në ‘Don Bosko’, mes të plagosurve vëllai i
Nga vendi i ngjarjes

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën pasditen e kësaj të marte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktimë mbeti Erion Çela 35 vjeç, ndërsa u plagos vëllai i tij, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, kamerieri i lokalit, Azbi Selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull, si dhe Arben Dani 46 vjeç dhe  Edmond Crroj 41 vjeç.

Sipas policisë, ata janë qëlluar nga jashtë lokalit me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas janë larguar me një makinë tip 'Benz' të zi me targa  AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur . Të plagosurit dhe viktima nga sa mësohet nuk rezultojnë me precedent të regjistruar penal.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit