Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan, OSBE: Fushata nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë, të hetohet ngjarja

Vrasja në Elbasan, OSBE: Fushata nuk mund të njolloset me gjak dhe
Foto ilustruese

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për vrasjen e djeshme në Elbasan, pas konflikteve politike. OSBE thotë se fushata zgjedhore është një mundësi demokratike, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Gjithashtu thekson se pret që policia dhe institucionet e drejtësisë ta hetojnë këtë "krim të shëmtuar". Kujtojmë se një ditë më parë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, nga një efektiv policie. Personat e përfshirë në konflikt kishin bindje të ndryshme politike.

Të fundit