Flash News

E-TJERA

Vrau babanë, dëshmon 19-vjeçarja: Doja të ndiqja ëndrrat, do më fejonte me një emigrant

Vrau babanë, dëshmon 19-vjeçarja: Doja të ndiqja

Vajza që shihni në foto është Hygerta Meta, 19-vjeçarja që vrau babain e saj, Pëllumb Meta, me armën e zjarrit që 50-vjeçari mbante pa leje.

Pëllumb Meta ishte deklaruar i zhdukur nga familja 10 ditë më parë. Vajza ka deklaruar se e ka vrarë babain pasi ky i fundit donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

19-vjeçarja ka dëshmuar se donte të ndiqte ëndrrat e saj, por babai donte ta fejonte me një emigrant që jetonte në Itali.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, ka thënë para uniformave blu Hygerta.

Trupi i viktimës u gjet në kasollen e lopës, i mbështjellë me qese. Kjo ka ngritur dyshime se vajza nuk e ka kryer krimin e vetme, por është ndihmuar nga familjarët.

Ai njihet si një person autoritar dhe këtë e ka dëshmuar edhe bashkëshortja e tij dhe nëna e 19-vjeçares.

“Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm”, ka deklaruar ajo.

 

Të fundit