Flash News

E-TJERA

Vrau Elson Kalaverin në Itali, arrestohet në Fushë-Krujë autori, pritet ekstradimi

Vrau Elson Kalaverin në Itali, arrestohet në Fushë-Krujë

Shkëlzen Keçi, 41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Elson Kalaverit në Itali, është arrestuar sot në Fushë-Krujë.

41-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku pritet të vuajë dënimin e një vepre penale i cili është maksimumi 30 vite.

Keçi vrau Kalaverin në gusht të vitit 2022, për llogari të vëllait të tij Gent Keçit.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim”, njofton policia.

Të fundit