Flash News

E-TJERA

Vrau shokun, zbardhet dëshmia e Marjus Demës: Nuk e dija që arma ishte e mbushur

Vrau shokun, zbardhet dëshmia e Marjus Demës: Nuk e dija që arma
Mehmet Qema dhe Marjus Dema

Është zbardhur dëshmia e Marjus Demës, të riut që vrau shokun e tij, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 maji” në Tiranë. Mediat raportojnë se ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se nuk e dinte që arma kishte qenë e mbushur.

Dema u rikthye këtë paradite në vendin e krimit, për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë virtuale. Mësohet se të rinjtë që kanë qenë mbrëmë në lokal, punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Dema u vetëdorëzua në polici paraditen e sotme, së bashku me Frenkli Myftarin. Ky i fundit ishte një prej pesë personave të shpallur në kërkim për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori dyshohet se ishin shokë dhe teksa ishin nën shoqërinë e personave të tjerë, dyshohet se arma e mbajtur nga Dema është shkrepur nga pakujdesia dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27-vjeçarin Mehmet Qema.

 

Të fundit