Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri biznesmeni italian, pronar i një fabrike tullash në Tiranë

Vritet me armë zjarri biznesmeni italian, pronar i një fabrike tullash

Vritet gjatë natës me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës.

Mësohet se viktima është Edoardo Sarchi, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. 

Policia në njoftimin paraprak zyrtar bën me dije se në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Të fundit