
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Xama: Veliaj e kishte kthyer bashkinë Tiranë në një strukturë për përfitime personale dhe politike
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se hetimet e SPAK zbulojnë një skemë të korrupsionit sistemik në Bashkinë e Tiranës. Sipas saj, fondet publike dhe lejet e ndërtimit janë përdorur për përfitime personale, blerje mediash dhe votash.
Ajo theksoi në MCN përfshirjen e kompanive të mëdha si Agikons dhe Fusha SHPK, si dhe lidhjet e dyshuara të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij me këto afera.
“Një vit më parë e shoh edhe nga vetë fjalët që përshkruhen në deklaratën për shtyp të prokurorisë së posaçme. Si goditje e korrupsionit sistemik që kishte zënë institucionin e Bashkisë së Tiranës, që po t'i shtosh edhe të gjitha aferat e tjera që ne i kemi denoncuar apo grupe të tjera interesi kanë denoncuar. Tregojnë për një strukturë të ngritur me qëllim përfitim personal, politik, blerje mediash, blerje votash dhe qëndrim sa më gjatë në pushtet për të përsëritur, për të qëndruar sërish më gjatë në pushtet dhe për të vjedhur sa më shumë.
Ajo që më bëri përshtypje nga deklarata dhe nga aq sa kemi lexuar dhe kemi mësuar. Meqenëse ka shumë pak orë që ka ndodhur arrestimi i zotit Veliaj, është se si një institucion i Bashkisë së Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij i ndihmuar nga biznesmenë të rëndësishëm, të paktën pesë biznesmenë të Shqipërisë dhe nga disa hulumtime që arrita të bëj, bëhej fjalë për kompaninë Agikons të Zotit Gentian Sula, që vetëm nga Bashkia e Tiranës ka përfituar 43.6 milionë euro kontrata publike që kur ka ardhur zoti Veliaj në pushtet dhe që ka marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërtimi i objektit të Teatrit të Tiranës, faza e parë, është një kontratë me vlerë 19 milionë euro, një kontratë e cila u nis për t'iu dhënë përmes një procedure koncesioni partneriteti publik-privat kompanisë Fusha SHPK, por që më pas projekti po zbatohet me fondet e buxhetit të shtetit dhe ka një vlerë 18.4 milionë euro. Ndërtimi i shkollës nëntëvjeçare "Qazim Turdiu". Ndërtimi i rrugëve të pedonales dhe rrugëve të brendshme për zhvillim te njësia administrative 4-8 e zonës "5 Maji", me vlerë 4.1 milionë euro. Kemi rikonstruksionin e rrugës së Zallit në Selitë. Rikonstruksionin e shkollës nëntëvjeçare "Dora Dristria".
Shumë procedura të tjera, po ashtu, kompania Agikons është edhe zotëruese e një koncesioni për ndërtimin e pesë shkollave përmes partneritetit publik-privat. Po me vlerën 1.9 miliardë lekë apo 19 milionë euro.
Ndërkohë që kompania e zotit Meriam Palushi, Palushi SHPK, është përfituese e disa lejeve ndërtimi në kryeqytet. Kompania Gerarda me pronar Sokol Kryeziun është një kompani e cila është themeluar dhe është rritur, duke fituar tendera publik gjatë kohës që drejtimin e Bashkisë së Tiranës e ka pasur zoti Erion Veliaj. Nga viti 2018 deri në vitin 2024, ka fituar 23 procedura prokurimi, të gjitha në Bashkinë e Tiranës apo agjencitë e lidhura me Bashkinë e Tiranës. Tendera me vlerë 5 milionë euro. Dy nga këto kontrata kanë qenë të lidhura me Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, kryesisht në blerje koshash, stola dekorativë, rehabilitim, asfaltim dhe rrjet kanalizimi.
Pra, e shohim që si lejet e ndërtimit, si tenderat, duhen verifikuar për biznesmenët. Një nga akuzat që ka apo dyshimet që ka prokuroria e posaçme është përfitimi në mënyrë të paligjshme i sponsorizimeve dhe dhuratave përmes dhënies së lejeve të ndërtimit dhe fondeve publike. Po ashtu, kompania kryesore që është përfolur gjatë si e lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, zotin Erion Veliaj, është Fusha SHPK. Ajo ka fituar e vetme 71 procedura, ku 60 nga këto kanë qenë të fituara në Bashkinë e Tiranës dhe agjencitë e lidhura me të, me vlerë 54 milionë euro.
Ndërkohë që në total, pagesat nga buxheti i shtetit për vitet 2019-2024 kanë arritur në 135 milionë euro, ku 56 milionë euro janë arkëtime nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Ajo që shihet tek masa e sigurisë e dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dhe konfirmuar më pas, është që mungojnë hetimet lidhur me familjarë të tjerë të zotit Veliaj, si vëllai i tij, Arbër Veliaj. Nuk është gjetur deri më tani, në këtë fazë të hetimeve, konflikt interesi nëse kompania Gogël e zotit Arbër Veliaj ka qenë e lidhur përmes klientëve të saj me vendimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Por ajo që m'u duk interesante është se janë gjetur kompani dhe shoqata ku pronare de facto apo drejtuese bordesh ka qenë zonja Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu është zbuluar një vilë në Qerret, atje ku e kanë të gjithë drejtuesit dhe miqtë e afërt të zotit Veliaj, zyrtarë të shtetit. Vila ishte e shënuar në emër të kompanisë Agikons dhe aty jetonte zoti Erion Veliaj me familjarët e tij. Ndërkohë, ngjitur me vilën e tij, SPAK-u ka kontrolluar edhe vilën e vëllait të tij, Arbër Veliaj, por deri më tani nuk ka konkluzione."
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42





