Flash News

E-TJERA

Xhafaj dhe Rakipi thyen herësin, Fidel Ylli dhe Ervin Bushati mbeten pa mandat

Xhafaj dhe Rakipi thyen herësin, Fidel Ylli dhe Ervin Bushati mbeten pa

Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kanë thyer herësin në qarkun e Tiranës, duke lënë pa mandat Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin.

KQZ në përditësimin e fundit të rezultateve për votat preferenciale të secilit kandidat, ka hequr Ervin Bushatin nga lista e kandidatëve socialist për deputet.



Kryetari i PS-së së Tiranë ka marrë vetëm 1862 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë kandidati më pak i votuar brenda 18-shes së sigurt, bashkë me Fidel Yllin. Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranë ka arritur një rezultat surprizë.

Me 12.581 vota preferenciale ai i merr vendin Ervin Bushatit dhe siguron mandatin e deputetit nën siglën e Partisë Socialiste, në Parlamentin e ri. Ndërkohë, Bushati nuk ka arritur të sigurojë votat për të siguruar mandatin.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me socialistin Fidel Ylli, të cilin KQZ e ka hequr nga lista e deputetëve edhe pse është brenda 18-shes, pasi ish-ministri Fatmir Xhafaj ka arritur të thyejë herësin bashkë me Ornaldo Rakipin, dhe i ka zënë vendin.

Xhafaj dhe Rakipi thyen herësin, Fidel Ylli dhe Ervin Bushati mbeten pa

Xhafaj dhe Rakipi thyen herësin, Fidel Ylli dhe Ervin Bushati mbeten pa

 

Të fundit