Flash News

E-TJERA

Yuri Kim me kreun e KLP-së: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, të dilet nga modelet e vjetra

Yuri Kim me kreun e KLP-së: Reforma në Drejtësi ka trembur
Yuri Kim me Gent Ibrahimin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin. Lajmin e ka bërë me dije vet Kim përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, ndërsa kërkon që të tregohet guxim për të ecur më tej. Sipas kryediplomates amerikane, reforma ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë,  duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, tha Kim.

Të fundit