Flash News

E-TJERA

Yuri Kim njeh zgjedhjet: Përgëzoj Ramën, Basha bëri fushatë të fortë

Yuri Kim njeh zgjedhjet: Përgëzoj Ramën, Basha bëri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaron se njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ku fituese u shpall sërish Partia Socialiste.

Në një postim në twitter, Kim përgëzon kryeministrin Edi Rama për fitoren, por edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, pasi sipas kryediplomates amerikane, udhëhoqi një fushatë të fortë dhe frymëzoi shpresë.

Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan ambasadorja.

 

 

Të fundit