Flash News

E-TJERA

SHBA njeh zgjedhjet, DASH: Do vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama

SHBA njeh zgjedhjet, DASH: Do vazhdojmë partneritetin e ngushtë me

Departamenti Amerikan i Shtetit njeh zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Partia Socialiste me 74 mandate.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, si dhe thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Prince.

 

Të fundit