E-TJERA

Yuri Kim sqaron sërish: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, nuk flas me mesazhe të fshehura

Yuri Kim sqaron sërish: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë thirrje kundër shitblerjes së votës për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Fieri, ajo sqaroi sërish se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat, por të drejtën e popullit shqiptar për të shprehur vullnetin e tij përmes votës.

Jam një person shumë i drejtpërdrejtë dhe ju siguroj se nëse unë do doja që ju të votonit për dikë do ua thoja, jo vetëm një mesazh të fshehur. Përsëris që SHBA nuk mbështesin një parti apo kandidat të caktuar, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar për të shprehur vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që mohon të këtë të drejtë duke blerë e shitur votën.

Është me rëndësi që votuesit ta mbajnë mend se që ata kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë.

Jam e frymëzuar se në Vlorë jam takuar me disa prej drejtuesve të shoqërisë civile aty që  e bënë të qartë se në një demokraci shoqëria civile ka rëndësi të madhe. Sot në Fier u takova me votues për herë të parë.

Nuk folëm se për cilin do votonin se kjo është çështje vetjake, por patëm diskutime lidhur me atë që mendojnë, ndërsa vendosin si do votojnë.

Nga kjo ndihem besimplotë që demokracia shpresoj që të rinj të tillë ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vendosur në rrugën e duhur”, tha Kim.

Të fundit