Flash News

KRYESORE

Edhe ‘albanofobi’ Milorad Dodik do vizitojë Tiranën?

Edhe ‘albanofobi’ Milorad Dodik do vizitojë Tiranën?

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, mund të vizitojë javën e ardhshme Tiranën. Është qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë që raporton për informacione që flasin për një prani të Dodik në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të samitit Brdo-Brijunit.

Ky samit do të organizohet në Shqipëri në datat 8 dhe 9 maj, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

(Presidenca shqiptare konfirmon listën e Samitit Brdo-Brijunit: Vuçiç, Dodik dhe Ivanov në Tiranë)

Milorad Dodik është një prej anëtarëve të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës. Ai është kundërshtar i madh i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve ’90.

Ai është vendosur së fundmi edhe në sanksione të forta nga SHBA, pasi akuzohet për plane që kanë për qëllim ndarjen e Bosnjes dhe një rikthim të mundshëm të konfliktit.

Milorad Dodik është një figurë e izoluar në Evropë nga kancelaritë e fuqishme dhe do përbënte habi nëse Tirana do të kishte dërguar një ftesë për të, për të marrë pjesë në samit dhe jo për një prej dy liderëve të tjerë të Bosnje-Hercegovinës.

Nga arkiva: Radikali i Bosnjes përfshihet në debatin për “Shqipërinë e Madhe”: Nuk mjaftojnë deklaratat për ta ndaluar

Të fundit