Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i Morinës, Rama dhe Mustafa mund ta ngrejnë çështjen në takimin e 2 gushtit me homologët kroat dhe serb

Ekstradimi i Morinës, Rama dhe Mustafa mund ta ngrejnë

Ekstradimi i Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi rrezikon të krijojë sërish një situatë tensioni mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërkohë që Tirana zyrtare është angazhuar për lirimin e tifozit.

Vendimi përfundimtar nga gjykata për Morinën do të merret më 11 gusht, por Shqipëria dhe Kosova kanë mundësinë që të sigurojnë mbështetjen politike të Zagrebit që më 2 gusht, raporton Politiko.al.

Në këtë datë do të zhvillohet në Mal të Zi Samiti i Kartës së Adriatikut ku do të marrin pjesë drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe zv/presidenti i SHBA, Mike Pence.

Shqipëria pritet të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe homologët nga Kosova, Kroacia dhe Serbia. Rama dhe Isa Mustafa kanë mundësinë që të ngrejnë çështjen e Morinës në takimet bilaterale me homologët kroat dhe serb, sepse ekstradimi vendoset përfundimisht nga ministri i Drejtësisë të vendit përkatës.

Qeveria shqiptare i është drejtuar me një letër Kroacisë ku kërkon lirmin e Ballist Morinës.

Drazen Bosnjakovic, ministri i lindur në qytetin e ‘betejës së madhe’ që ka në dorë fatin e Ballist Morinës (Rasti i Tihomir Purda dhe takimi me Ditmir Bushatin)

Të fundit