Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Italia shqiptari i shumëkërkuar për vrasje, miku i ngushtë i Durim Bamit

Ekstradohet nga Italia shqiptari i shumëkërkuar për vrasje, miku

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri një 39-vjeçar i arrestuar për vrasjen e kunatit në vitin 2004.

Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin me dy emra Dritan Karaj alias Ethem Ademi, lindur në Krujë, i dënuar me 19 vjet burg në shtetin italian, për kryerjen e disa veprave penale.

“Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.

Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Rrembimi ose mbajtja peng e personit".

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”, njofton policia.

Kujtojmë se Dritan Karaj njihet edhe si miku i ngushtë i Durim Bamit (personazhi i atentatit të pretenduar të mbetur në tentativë ndaj deputetit Tom Doshi).Të dy sëbashku Karaj dhe Bami kanë marrë peng në vitin 2007 për disa ditë një person nga Vlora.

 

Të fundit