Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata flet për këngën konkurruese në "Fest 58" dhe për fitoren "e përfolur"

Elvana Gjata flet për këngën konkurruese në "Fest
Kënga "Me tana" e Elvana Gjatës është publikuar dje (bashkë me të gjitha këngët e tjera konkurruese në Festivalin e Këngës në RTSH). Që prej momentit që është marrë vesh se Elvana Gjata do të konkurrojë në këtë festival është aluduar dhe përfolur se ajo është fituesja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Madje edhe "akuzuar" se ka prandaj ka hyrë në këtë garë, sepse është përcaktuar si fituese. Mirëpo, këngë "Me tana" ka rezultuar shumë e suksesshme. Nuk janë mbushur ende 24 orë nga publikimi i versionit audio të kësaj këngë dhe janë të paktën gjysmë milioni klikime. Për këtë dhe për aludimet e bëra dhe për atë çka është përfolur, Elvana ka thënë disa fjalë në një postim në Instagram: "Nuk mund ta mohoj qe mbushem me jete kur shoh qe kenga qe kam shkruar prej shpirtit per ju ,po ju jep gezim! Nuk ka kupe, fitore, festival qe mund te me japi ate qe ju me keni dhene ne me shume se nje dekade. . .Perulem para jush! Taaaan jeten ju dua me tana!"

Të fundit