Flash News

KRYESORE

Emiljano Shullazi: Çështja ime, e paragjykuar politikisht

Emiljano Shullazi: Çështja ime, e paragjykuar politikisht

Emiliano Shullazi pretendon para Gjykatës së Krimeve të Rënda se çështja e tij është paragjykuar politikisht përderisa i është lakuar emri edhe nga të huajt.

Pas qëndrimit të prokurorëve që më herët kërkuan pyetjen e 38 dëshmitarëve, ishte radha e avokatëve për të parashtruar kërkesat e tyre.

Sikurse Prokuroria edhe avokatët kërkuan thirrjen si dëshmitarë të Mynyr Konit dhe të Dhori Kules, që sipas akuzës janë kërcënuar nga 39-vjeçari për t’u tërhequr nga gara për Rektoratin.

Avokatët i kërkuan gjykatës të sekuestrojë letrën që dëshmitari i drejtësisë i dërgoi prokurorit të Përgjithshëm Llalla, përmes të cilës kërkohej hetimi i disa gjyqtarëve që kishin shqyrtuar çështjen e ish-Vollgës.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, ndërsa pranoi kërkesën e Prokurorisë për të thirrur si dëshmimtarë ish-ministrat Tahiri, Nikolla dhe zyrtarët e policisë, Hodaj e Çako. Mes dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja e Shullazit dhe katër të akuzuarve me të është edhe zyrtari i policisë Ardian Çipa./T.CH

Të fundit