Flash News

Ditari i Opozitës

34-vjetori i Partisë Republikane, Mediu: Na bëri krenarë anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës

34-vjetori i Partisë Republikane, Mediu: Na bëri krenarë

Partia Republikane festoi 34-vjetorin e themelimit në një ceremoni të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë themelues të saj si Maksim Begeja, Genc Celo, Anila Godo, si dhe aleatë politikë e të rinj që çojnë përpara vlerat republikane të besimit tek Zoti, familja, prona dhe atdheu.

Në këtë përvjetor, i cili përkon me nisjen e fushatës zgjedhore, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi arritjet dhe sfidat për të ardhmen, duke nënvizuar bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

“Ne bëmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këtu në Tiranë, në krah të kryeministrit Berisha, presidenti George W. Bush vlerësoi dy momente historike: Shqipërinë në NATO dhe Kosovën e Pavarur. Këto duhet të na bëjnë krenarë, por edhe të reflektojmë sa larg jemi nga ajo që duam për Shqipërinë”, u shpreh Mediu.

Partia Republikane synon të luajë një rol aktiv në zgjedhjet e ardhshme, duke vijuar aleancën e saj me opozitën përballë qeverisë së Edi Ramës.

Latest news