Flash News

Ditari i Opozitës

Edith Harxhi: Shoh një frymë reale te qytetarët e Tiranës, kanë besim te programi i PD

Edith Harxhi: Shoh një frymë reale te qytetarët e Tiranës,

Anëtarja e kryesisë së PD dhe njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Edith Harxhi është shprehur se fryma e ndryshimit është gjithnjë e më e pranishme mes qytetarëve të Tiranës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Harxhi tha se qytetarët janë të lodhur nga 12 vjet qeverisje të Edi Ramës, ndërsa theksoi se programi i PD është i bazuar në besim dhe seriozitet.

“Unë shoh për herë të parë pas shumë vitesh frymën reale në takime me qytetarët e Tiranës. PD dhe opozita fitojnë gjithmonë me frymë, kjo është fryma në Tiranë dhe është fryma e besimit tek ne. Programi është shumë i rëndësishëm. Nuk mendoj se ne kemi vuajtur ndonjëherë nga propagandë vulgare të Edi Ramës, e cila për mua nuk ekziston, pasi dalja e tij çdo mëngjes në ekranet e kompjuterit tregon se ai nuk merret me asgjë tjetër, përveç se me veten e tij për ta mbajtur veten në pushtet. Ai frikësohet nga ajo që mund të ndodhë më 11 Maj.

Për ne, libri i punëve të mira apo të gjitha botimet e tjera që kemi nxjerrë janë propaganda, ato janë përpjekje për të bërë marketing politik për programin tonë elektoral dhe atë që ne kemi ndërmend të bëjmë. Janë tezat tona se çfarë kemi ndërmend të bëjmë për qytetarët tanë. Ne nuk kemi nevojë të mbulojmë banalitetet e Ramës apo të dikujt tjetër. Ata janë në kontakt të përditshëm online, për t’u treguar qytetarëve se ne jemi ndryshe.

Qytetarët shohin seriozitet te ne, dhe kjo lind si frymë, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e vendit. Pas 12 vitesh të shkatërruara, është e padiskutueshme që çdo kush, jo vetëm të djathtët por edhe unë, si një person i majtë, kërkojmë rotacion dhe ndryshim. Kërkojnë që diçka të rregullohet në këtë vend, përtej mashtrimeve të Ramës me pasaportën europiane”, tha Harxhi.

Latest news