Flash News

Ditari i Opozitës

“Hajde të përballemi”, Berisha sfidon Ramën

“Hajde të përballemi”, Berisha sfidon Ramën

Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të PS-së që kanë vënë në qendër të sulmeve moshën e tij.

Berisha tha nga Pogradeci se politikanët duhet të gjykohen për veprat dhe aftësitë, jo për moshën. Madje, kreu i demokratëve sfidoi Ramën duke i kërkuar të përballen në të gjitha fushat për të testuar njohuritë e tij.

“Rama ka porositur lakejtë e tij të përqendrojnë debatin te mosha e Sali Berishës. Ronald Reagan ka thënë se nuk donte ta përdorte moshën e tij si avantazh ndaj kundërshtarit. Meqë përmendin moshën, i them: hajde këtu të përballemi në të gjitha fushat, që ta shohim çfarë dijesh ke dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjërat që nuk i mban mend,” u shpreh Berisha.

Latest news