Flash News

Ditari i Opozitës

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së.

LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.

“Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj,” u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”.

Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik dhe inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë aktive e procesit:

“Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.

Latest news