Flash News

DITARI POLITIK

Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD

Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër këtë të hënë në lidhje me veprimet e drejtorit të Policisë së Fierit, Skënder Hitaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon Hitajn për dhënie urdhrash të paligjshëm, të cilët sipas tij synojnë të inskenojnë ngjarje dhe të pengojnë aktivitetet elektorale të PD-së në këtë qark.


Bardhi thekson se çdo veprim i drejtorit të policisë është bërë i ditur në kohë reale te institucionet përgjegjëse dhe monitoruese të procesit zgjedhor.


“Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve,” shkruan Bardhi.

Latest news