Flash News

E-TJERA

Eksperti i kriminalistikës: Një ish-kryebashkiak mund të arrestohet së shpejti

Eksperti i kriminalistikës: Një ish-kryebashkiak mund të

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se po përflitet për arrestimin e një prej ish drejtuesve të një prej bashkivenë vend.

I ftuar në “Top Talk”,  Karamuço nuk përmendi emër, megjithatë raportime të ndryshme mediatike kanë ngritur hipotezën se ish-zyrtari në fjalë është ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar.

Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat”, tha ai.

Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni? “Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie”, u përgjigj ai.

Latest news