
Shkodra, towards November 29, 1944 and in the weeks after the gradual withdrawal of German troops towards Podgorica and Bosnia
Nje perpjekje per rindertim te ngjarjeve, disa konkluzione dhe fotot e para te Shkodres se pas 29 nentorit 1944 te realizuara nga oficeret britanike te SOE
By Romeo Gurakuqi
(an attempt to reconstruct the events, some conclusions and the first photos of Shkodra after November 29, 1944 taken by British SOE officers)
After the liberation of Tirana on November 17, 1944, the theater of military operations was directed by the largest city of Albania, Shkodra, and the communication routes with Montenegro. The first department arrived in Shkodër from Tirana on November 18 under the direction of Division Pharrer Dott. Beck brought with him the monetary values of the Central Headquarters of the National Bank of Albania, under the pretext of delivering them to the Shkodra branch of the same bank, but in fact to knowingly rob them. A large contingent of German troops also from Kavaja via Vora headed for Shkodër where they arrived on November 23. The rearguards of these wards blew up the bridges, while no great army was pursuing them in those days. The mask of respect for the Albanian people, the independence and neutrality of their state, had now completely fallen in the face of despair and fear for the unknown days that awaited the degraded wards of the Reich. Even the column coming from Prizren towards Shkodra did the same action dated November 20. On November 21, they also blew up the Vau i Deja Bridge. On November 24, the delegate
Apostolic Nigris addressed to the German General von Leyser the prayer that the 3 bridges that surrounded Shkodra over the Kir, Drina and Buna rivers should not be affected.
The same prayer was addressed by Nigris, the Archbishop of Shkodra and a representation of the city on November 27, to the Local Commander, Colonel Schuster. It was promised that the bridges would not be touched on the condition that the Communists did not attack the Germans on departure.
It was also agreed with the partisans that the Germans would not be attacked and the pact was respected by them as well. But the Germans did not keep their word. With the greatest coolness, two hours before their departure from Shkodra, exactly at 02.10 at dawn on November 29, 1944, the Germans blew up the 3 bridges connecting Shkodra with the rest of the country.
Many of the citizens of Shkodra had moved their families out of the city. The families of Shkodër sheltered in Shirokë, the picturesque neighborhood at the foot of Taraboš, have kept in memory the story of the terrible rumbling that night, when the world around Taraboš Mountain seemed to turn upside down in a few seconds. They didn't understand anything until the next day, a procession with boats had arrived in Shiroka to escort the last innocent victim (from a family of Shiroka living in Shkoder, killed by the Germans while fleeing the city) of a war that had no he did with Shkodran and Albanians.
Të gjithë këto ngjarje zhvilloheshin në Shkodër, ndërkohë që pak kilometra nga qyteti partizanët prisnin evakuimin e trupave gjermane. Përreth Shkodrës operonin Brigada VII e UNÇSH, e cila e kishte të vendosur shtabin e vet, pas evakuimit të shtabit gjerman, në Laç të Vaut të Dejës, ndërsa në zonën verilindore të Shkodrës, në Drisht, ishte vendosur shtabi i Brigadës XXII.
Krahas trupave partizane, në krahinë vepronin edhe patrullat britanike të LRDG.
Ishte parashikuar që me datë 17 nëntor 1944, në zonën ndërmjet Lezhës dhe Shkodrës, të dërgohej Kapiteni Dickinson. Misioni i tij do të ishte shqyrtimi i mundësisë së dorëzimit të gjermanëve në krahinën e fundit të Shqipërisë, e cila kishte mbetur nën kontrollin ushtarak të fuqisë së Boshtit të dërrmuar fashist.
Raporti i Dickinson është i rëndësishëm, mbasi na jep disa informacione të vlefshme rreth situatës në Shkodër dhe zonave rreth saj:
Së pari, nga raporti i tij kuptohet, se trupat gjermane të Regjimentit 522 ishin të gatshme të dorëzoheshin pranë trupave britanike të LRDG, por ato refuzonin kategorikisht të dorëzoheshin pranë partizanëve shqiptarë, për shkak se deri tani, përvoja kishte treguar se, UNÇSH kishte thyer ligjet e luftës dhe kishte ekzekutuar robërit, duke kryer në këtë mënyrë një krim të paramenduar lufte.
Së dyti, Dickinson raportonte, se brigadat partizane rreth qytetit të Shkodrës qëndronin në pritje të fillimit të evakuimit të gjermanëve, pa zhvilluar me këtë rast ndonjë betejë; së treti, partizanët e konsideronin në total, a priori, popullsinë e Shkodrës një popullsi kolaboracioniste dhe kjo ishte përgatitja psikologjike armiqësore, që ata kanë pasur kur kanë hyrë më vonë në qytet, gjë që shpjegon edhe sjelljen tipike pushtuese të partizanëve ndaj popullsisë qytetare dhe krahinore shkodrane. Raprezaljet e filluara, që nga dita e parë e çlirimit nga pushtuesi, që për popullin duhej të ishte dita e lirisë, u shoqëruan me një pushtim bolshevik dhe vendosjen e një diktature të ushtrisë së kuqe shqiptare, nëpërmjet hyrjes armiqësore të partizanëve në kryeqendren kulturore të Gegnisë.
Së katërti, partizanët u përpoqën të izolojnë ushtarakët britanikë që orvateshin të merrnin informacion nga robërit gjermanë të luftës. Po ashtu, partizanët e ndaluan Dickinson-in, për marrjen e drejtpërdrejt të informacioneve në qytetin e Shkodrës, tashmë i evakuar nga gjermanët dhe i uzurpuar pa luftë, me invadim nga kodrat drejt pjesës qendrore, prej UNÇSH.
Në mëngjesin e datës 27 nëntor 1944, ditën e hënë, Dickinson kërkoi të kontaktonte me shtabin e Brigadës VII në Laç të Vaut të Dejës, me objektiv pyetjen e robërve gjermanë të luftës. Mirëpo ndërkohë, që ai shkoi t’i kontaktonte, i gjeti ata duke lëvizur drejt qytetit. Urat, njëra mbi Lumin Drin dhe tjetra mbi Lumin Buna, që mundësonin kalimin brenda qytetit, ishin hedhur në erë nga gjermanët dhe kështu ishte e pamundur për të kaluar lumin me mushka dhe me pajisjet që kishin në dispozicion. Për këtë arsye, Dickinson la patrullën e LRDG në Laç dhe shkoi tek partizanët në vendin e quajtur Ndërfushtë. Aty ai u takua me një përfaqësues të shtabit të Brigadës XXII partizane, i cili i shpjegoi për ndeshjen me gjermanët një natë më parë dhe për kapjen e katër robërve gjermanë. Ditën e martë, me datë, 28 nëntor 1944, Dickinson lëvizi drejt Drishtit, por ushtaraku britanik nuk arriti të vihej në kontakt me robërit gjermanë, të cilët donte t’i pyeste rreth situatës ushtarake të forcave të Regjimentit 522, Korpusit 21 Malor dhe fatit të pilotit britanik të rrëzuar në atë zonë. Ishte e qartë, se partizanët shqiptarë ndiqnin politikën e vrasjes së robërve gjermanë të luftës. Po ashtu, në shtabin e Brigadës XXII iu tha, se nuk kishte asnjë plan për 24 orët e ardhshme në lidhje me Shkodrën.
Qartazi, partizanët prisnin largimin e gjermanëve nga qyteti, që dukej se do të ndodhte nga ora në orë, por saktësisht partizanët nuk e kishin informacionin kur do të kryhej. Për këtë arsye, Dickinson u kthye në Laç të Vaut të Dejës dhe u bë gati për të sjellë trupat e patrullës së LRDG dhe stacionin e radios së komunikimit me shtabin, stacion që ndodhej në Drisht. Në këtë situatë, me datë, 29 nëntor 1944, Dickinson informoi qendrën e tij në Bari, në lidhje me pikëpamjet e partizanëve dhe ngurrimin e tyre për të lejuar ushtarakun britanik të mblidhte informacionin, që ai kërkonte. Pak orë më vonë, mbërritën lajmet se Shkodra ishte evakuar prej armikut. Kështu pra, edhe Dickinson raporton, se gjermanët e evakuan qytetin e Shkodrës me datë, 29 nëntor 1944. Në darkën e datës 29 nëntor 1944, Dickinson u përpoq të shkonte të merrte informacionin e duhur dhe takoi njerëz në rrugën që vinte nga Shkodra, për ta konfirmuar lajmin. Ai vendosi, që të nesërmen me datë, 30 nëntor 1944, të shkonte në Shkodër për të bërë njohjen e gjendjes atje, për të shqyrtuar aerodromin dhe për të lokalizuar pilotin e RAF, gjurmët e të cilit ishin gjetur tre ditë më parë. Bisedat me banorët e Shkodrës tregonin, se para evakuimit kishte ndodhur një dezertim masiv i gjermanëve. Gjermanët tashmë ishin larguar nga Shqipëria dhe operacioni Aleat i nxjerrjes së gjermanëve jashtë vendit, i quajtur Operation
“Frontier”, dukej se kishte përfunduar.
Sipas ushtarakëve britanikë në terren, partizanët hynë në Shkodër me datë, 29 nëntor 1944, kur forcat gjermane u tërhoqën në Mal të Zi.
Në Shkodër mbahet mend prej asaj kohe, një ngjarje, që ka ndodhur natën në kapërcyell të datës 28 nëntor duke gdhirë dita e re, 29 nëntor 1944, që lidhet me minimin e qytetit nga ana e forcave gjermane në ikje. Tetë ushtarë xhenierë italianë, ndërhynë në kohë duke ndaluar zjarrin të merrte përmasa të mëdha dhe shmangën kështu një shpërthim shkatërrimtar, që do të kishte qenë një fatkeqësi e madhe për Shkodrën dhe popullsinë civile të saj. Nga rrëfimet e qytetarëve shkodranë, mbahet mend se gjermanët arritën të kapin dy nga xhenierët italianë dhe i groposën ata për së gjalli. Edhe pse një nga depot shpërtheu, qyteti gjithsesi shpëtoi i paprekur dhe evakuimi i forcave gjermane u bë pa luftë. Partizanët hynë në Shkodrën e evakuar nga gjermanët, në qytetin që përherë kishte qenë qendra e një opozitë të brendshme të fuqishme kundër diktaturave dhe do mbetej përherë e tillë. Siç duket, tërheqja e fundit e madhe gjermane nga Shkodra ka ndodhur me datë, 28 nëntor 1944. Kjo datë gjendet e shënuar në një dokument tjetër te SOE britanike dhe mendohet të ketë zgjatur deri në orën 02.00 a.m. të agimit të datës, 29 nëntor 1944. Ndërsa hyrja e partizanëve saktësisht ka ndodhur me datë, 29 nëntor 1944, gjatë paraditës, kur tashmë ishte siguruar që këmbë gjermani nuk ndodhej më në qytet. Nigris e shtyn edhe dy orë më tepër qendrimin e gjermanëve në Shkodër. Ai shkruan se gjermanët, pas shkatërrimeve që sollën në natën e fundit në qytet, e mbyllën në mënyrë të turpshme qëndrimin e tyre në orën 04.00 të mëngjesit të datës 29 nëntor 1944. Ikja e tyre u shoqërua me një lloj keqardhjeje prej vendasve, për sjelljen e tyre fundore prej armiqsh prepotentë dhe të pabesë
Largimi nga qyteti nuk do të thotë, se në pjesën e rrugës që nga Shkodra në drejtim të Podgoricës, në pikat e vrojtimit dhe kontrollit, nuk ka pasur njësi të ushtrisë gjermane. Evakuimi i mëtejshëm nga Shqipëria tërësisht është zhvilluar pa luftime të mëdha, derisa trupat e fundit gjermane u larguan nga ky vend me datë, 4 dhjetor 1944.
Edhe Nigris tregon se repartet e fundit gjermane që u larguan nga Shkodra, bënë disa ditë për të kapërcyer kufirin, ndoshta në pritje që të arrinte në Podgoricë dhe të merrte rrugën për në Berane e gjithë kolona e projektuar, që më kot ishte orvatur për të hapur rrugën në linjën nga Nikshiqi në Trebinje. Kështu që trupat nga Shkodra mbetën mbrapa për të formuar një kolonë të vetme në ndjekje të trupave tashmë në marshim drejt Sarajevës, duke kaluar nga Plevnja.
Versionin britanik i ngjarjeve, që lidhen me evakuimin e Shkodrës nga gjermanët dhe hyrjen e partizanëve në qytet, në diten e zymtë dhe të ftohtë të 29 nëntorit 1944, e konfirmon edhe At Zef Pllumi, dëshmitar i kohës së fillimit të këtij salvimi mizor ndaj popullit shqiptar.
Ndërkohë, në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Shkodër, Malësi e Madhe, Dukagjin, Postribë, Ana e Malit, Mirditë dhe Pukë, ekzistojnë edhe disa raporte të përgatitura nga Komiteti Qarkor i PKSH për Shkodrën, ndër të cilët spikat ai i datës, 9 prill 1945, që përmbledh një periudhë të gjatë rrëfimi nga ditët pak para çlirimit dhe deri më datë, 31 mars 1945: Raporti bën krejtësisht të qartë atë çfarë ne konstatuam më sipër, bazuar në dokumentet britanike:
Çlirimi i qytetit të Shkodrës u bë pa luftë, kështu që forcat partizane nuk arritën të provojnë veten në një ndeshje me armë me forcat gjermane dhe me ato që konsideroheshin si bashkëpunëtorë të tyre. Ndaj, kjo bëri që forcat e opozitës nacionaliste të dilnin të padëmtuara nga qyteti dhe nga periferitë.
Brigadat partizane thjesht u derdhën në një qytet pa këmbë ushtari pushtues, në një qytet të cilin paraprakisht e paragjykonin, mbasi kishin një urrejtje të mbruajtur kundër qytetarisë, të cilën e konsideronin si çerdhe të reaksionit.
Kjo ndodhte pa e njohur aspak kulturën, që ai vend përfaqësonte dhe arsyet e kundërshtisë së tyre ndaj partizanëve komunistë. Populli i Shkodrës, siç kuptohet nga raporti, konsiderohej prej tyre, se mbarte “peshën e injorancës, mizerjes ekonomike, paragjykimesh dhe zakonesh, gjendje patriarkale dhe shpirtë mercenarizmi”.
Ky ishte konceptimi i invaduesve, që erdhën në Shkodrën e madhe, të cilin nuk e kishin shkelur kurrë më parë dhe që ishte krejt ndryshe nga pikëpamja e zhvillimit, ekonomik, social, kulturor, botëkuptimit të komuniteteve përbërëse, në krahasim me qytetet e tjera të Shqipërisë.
Mirëpo ata nuk kuptonin dot arsyet, pse popullsia e qytetit dhe qarkut kishte qëndruar indiferente ndaj luftës, si dhe nuk e dinin si funksiononte struktura sociale e shoqërisë dhe rendi i gjërave në këto anë. Ato nuk kuptonin fillimisht formacionin shpirtëror dhe kulturor, unitetin civil në diversitetin religjioz të Shkodrës qytetare. Populli i qytetit të Shkodrës, sikurse e provon edhe raporti i vetë drejtuesve komunistë krahinorë, u mbajt larg kontributit për lëvizjen.
Ardhja e UNÇSH u prit në përgjithësi në heshtje nga banorët e qytetit dhe fshatrave.
Pas hyrjes së trupave partizane në Shkodër, ajo opozitë e pakët e armatosur që ekzistonte, u zhvendos drejt zonave periferike më të mbrojtura, në Malësi të Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë etj.
Si kundërpërgjigje, Komiteti Qarkor i PKSH për Shkodrën dhe komanda e ushtrisë, parashikoi dhe kreu si një masë të domosdoshme, një operacion në stil të gjerë, duke kaluar nga njëra krahinë në tjetrën, duke ç’armatosur dhunshëm popullin, duke kryer rrahje masive dhe vrasje të kujtdo, që u rezistoi dhe që ishte në listat e armiqve, sipas tyre. Operacioni ushtarak i hapi rrugën më pas operacionit politik dhe policor. Epiqendra e goditjes ka qenë Kisha Katolike dhe Arqipeshkvia e Shkodrës, e cila u mbajt nën vëzhgim, që në fillesë. Ushtria partizane rëndoi që në fillim me dhunën e saj mbi të gjitha shtresat e popullit dhe posaçërisht
në këtë drejtim, Seksioni Ekonomik i Korpusit (Prapavija) veproi me dorë të lirë në çdo pikëpamje. Ushtria mbisundonte dhe pushteti u mbulua krejtësisht nga aktiviteti ushtarak. Ushtria zaptoi lokalet dhe bëri shkatërrime masive, të cilat pranohen edhe nga vetë drejtuesit komunistë. Shumë lokale në qytetin e Shkodrës u katandisën në një gjendje të atillë sa, sipas përcaktimeve, do të duheshin qindra, mijëra dhe miliona franga për t’i rikthyer në gjendjen e
mëparshme. Kjo nuk ishte pasojë e luftës me gjermanët, por e pushtimit barbar komunist, plaçkitjeve dhe grabitjeve që forcat ushtarake partizane bënë ndaj pasurisë private të shkodranëve. Oficerët e ushtrisë partizane shkatërruan edhe një numër të konsiderueshëm makinerish dhe fabrikash. Në operacione, repartet e ushtrisë partizane u treguen të vendosura për dëmtim inatçuer ndaj të bukurës, të panjohurës, të të mirave publike dhe private, etj.. Sjellja e tyre ishte e rreptë dhe e egër. Ata më pas filluan një mobilizim pa asnjë kriter. Kështu, ushtria monopolizoi veprimin politik dhe ushtarak, duke eklipsuar punën e pushtetit civil ende të paformësuar. Zhvillimi i operacionit ushtarak në qarkun e Shkodrës, zhvendosi gjithë aktivitetin civil dhe rindërtues në plan të dytë. U desh edhe shumë kohë, derisa aktiviteti i ushtrisë dhe ai i pushtetit të zhvilloheshin të ndarë njëri nga tjetri, në Shkodër dhe në Qarkun e saj.
Kush janë “fitimtarët”, partizanët, udhëheqësit e pakontestueshëm të rendit të ri, që premtohej, por që nuk njihej nga shumica?- pyet profesor Sami Repishti. “Numri i tyre ishte i vogël, e kaluemja e tyne jo e qartë e në disa raste, shqetësuese, programi i tyne revolucionar, e metodat e përdorura deri tashti, ishin të ashpra e diktatoriale. E lirueme nga bota e dy regjimeve të urrejtun, shoqnia shqiptare priste me padurim nji periudhë paqeje e sigurie, që të shijonte lirinë e porsafitueme. Nji ndjenjë instinktive, e pashpjegueshme, por e pranueshme kudo dhe tek të gjithë, e frikës se po hyjshim në nji tunel, dritën e së cilit nuk e shihshim, ishte në mendjen e zemrën e shumicës së atyne që ecshin, vrapojshin e grumbulloheshin në sheshin qëndror të qytetit..... “marrja e pushtetit” nuk u ba me dhunë, sepse nuk u kundërshtue.
Administrata e vendit, deri atë ditë në shërbim të “bashkëpunëtorëve të okupatorit”, u vue në shërbim
të “autoritetit partizan”... Rrugët e qytetit filluen të mbushën me partizanë të brigadave të ardhuna nga jugu i vendit. Për mungesë vendi e organizimi, me mijëra u vendosën në shtëpi qytetarësh, që i ushqejshin edhe me bukë..... Nji botë e re shpalosej nga tregimet e tyne. Pothuejse të gjithë ishin “mobilizue” në katundet e tyne. Ruheshin nga “komandanti” e “komisari”. Të gjithë kishin “historira” me tregue e sidomos, për ekzekutimet masive në katundet malore. Nji ngjarje e shëmtueme në qendër të qytetit, ra si bomba e parë që zgjoi qytetarët, sinjali i parë i asaj që do të vinte ma vonë. Nji grup “bashkëpunëtorësh” me okupatorin, u ekzekutuen publikisht në sheshin kryesor... Në vendin e ngjarjes, pashë kufomat e përgjakuna, të rreshtueme njëna pranë tjetrës. Të gjithë ishin me rrobe civile. Rreth e rrotull tyne, grupe partizanësh hidhshin valle me nji ritëm që shoqnohej me kangën, e re për mue: “Lule Sofo, lule djalë!” Nji turmë qytetarësh të heshtun, vështronte me tmerr këtë masakër: ekzekutime publike, simbas modelit nazist, pa proces, pa gjyq, pa mbrojtje ligjore, pa të drejtë apeli. Ishte shija e parë e shoqnisë së re... Po ngrinte kokën organizimi i ri shtetnor, i mbështetun mbi forcën e hekurit e zjarrit, ashtu sikur kisha dyshue dy vjetët e fundit”
Kjo ishte “dita e parë e lirisë” në Shkodër, në të gjithë Shqipërinë e Veriut dhe shpjegimi është i mjaftueshëm për të kuptuar përse në këto anë, ajo ngjarje, 29 nëntori 1944, nuk është pranuar si një ditë feste. Largimi i okupatorit të huaj që nuk prekte njërëz të pafajshëm deri në ditët e ç’akordimit të fundit, u shoqërua me ardhjen e një okupatori të brendshëm që përdorte dhunën pa dallim, prekte të gjithë dhe nuk respektonte lirinë dhe pronën e individit.
Dy oficerë britanikë, Tony Andreë dhe James Duncan (fotot e te cileve po i jap me poshte), që hynë në Shkodër pavarësisht përpjekjeve dhe presionit të ushtruar nga partizanët për të mos i lejuar ata, raportojnë se burgu i qytetit “po pëlcet nga numri i madh i të burgosurve politikë” dhe se trupat e të ekzekutuarve janë lënë shtrirë nëpër rrugët e qytetit.
Po ashtu Duncan shkruan, se “partizanë me uniformë shkojnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë dallim dhe u kërkojnë para, ushqime, radio, rroba, si dhe u marrin qytetarëve makina shkrimi, mjete dhe makineri pune të ndryshme. Këto masa po shkatërrojnë privatësinë e familjeve, po rrisin koston e jetesës së tyre dhe nuk po lihen të qetë.”
Oficerët folën me qytetarë shkodranë të profesioneve të ndryshme si: një piktor, shegert dyqani, murgesha, punëtorë, tregtarë tekstilesh, drejtorë shkollash, pronarë hoteli, librashitës, rrobaqepës, etj.. dhe të gjithë i thanë: “Ne nuk mund të vazhdojmë më kështu! Pse britanikët nuk vijnë këtu?”. Dhe ky mesazh u transmetua në Bari me datë, 11 janar 1945, por efekti i kësaj deklarate ishte vetëm heshtja e autoriteteve Aleate, arshivimi, deri sot, kur këto fakte të shkruara po i paraqites, tani pas 80 vitesh në tekstet e historisë së Shqipërisë, si një rekord dokumentar për të treguar të vërtetën.
Sot, nga lartësia e gjykimit historik, vërej se, duke filluar nga data, 29 nëntor 1944, në Shqipëri në përgjithësi dhe në Shqipërinë Veriore në veçanti, u instalua një regjim dhunues, që do t‘i kushtonte këtij vendi, humbjen e bijve dhe të bijave më të mira të tij, ndërsa kryeqendrës së Shqipërisë, Shkodrës, 29 nëntori do t’i sillte fillimin e shkatërrimit të plotë të institucioneve dhe trashëgimisë kulturore, shkencore, edukative, fetare dhe qytetare, eliminimin gradual të primatit moral, kulturor, ekonomik dhe shpirtëror të qytetit në skenën shqiptare të krijuem prej shekujsh. Në krye të këtij procesi urdhërdhënës ka qenë diktatori Enver Hoxha, i cili, me sa kuptohet, përveçse një ekstremist në politikë, mbartte në formimin e tij personal, një urrejtje të pafshehur për Gegninë.
Nderkohe, luftën për liri kundër okupatorit e kanë bërë djemtë e thjeshtë shqiptarë të rreshtuar në formacione luftarake.
Lufta ka marrë përmasa të mirëfillta çlirimtare gjatë rrjedhës së viteve 1943-1944.
Vepra e partizaneve te thjeshte, nacionalisteve antifashiste, ishte legjitime, e drejte, pjese veprimtarise se nje koalicioni te gjere kunder fashizmit, dhe si e tille ajo duhet nderuar.
Nga ana tjeter, shoqeria shqiptare pas 80 viteve duhet te jete aq e pjekur sa te denoje krimet ndaj popullsise se pafajshme qe rrodhen pas dates 29 nentor 1944.
Shqipëria e 29 nëntorit të vitit 1944 do jetë një Shqipëri me perspektivë krejtësisht të ndryshme nga ajo që u këput më 7 prill 1939, e ajo që u përpoq të rindërtohej në vjeshtën 1943: me strukturë sociale, kulturore dhe krahinore të përmbysur, me nënsisteme të shkatërruara, me një luftë civile në zhvillim e sipër, e cila do të vazhdonte gjatë gjithë vitit 1945 dhe në formë të ftohtë dhe të ashpër për shumë kohë më pas. Kjo luftë civile do ta mbisundonte dhe kapërthente idealin e lirisë dhe çlirimit, mbasi kaloi çdo limit të arsyes çlirimtare ndaj pushtuesit, përfshiu gjithë shoqërinë dhe vendosi nën terror pjesën më të madhe të Shqipërisë së Veriut, e cila nga kjo periudhë e mbrapa, do të jetë e shkatërruar në strukturen e vet tradicionale, pa elitën pararendëse dhe nën një pozicion krejtësisht të dhunuar politikisht, nën pushtetin e ri komunist të menaxhuar nga Beogradi fillimisht, dhe pas dhjetorit 1945, edhe nga Moska.
29 nentori eshte nje dite per reflektim te dyanshem, te arsyeshem, te drejte, te ndershem dhe rrefimtar:
European Albania has no more time to listen to one-sided, dishonest and untrue stories. It needs reflection on principles, which are completely accepted in the civilized world.
A respectful reflection for the freedom fighters, for those who fell in the civil war that destroyed the Albanian anti-fascist unit and the impartial society in waiting, for the political and intellectual elite of the country, who decided to overcome this difficult time, which was not "to blame" of Albania, carefully and on the principles of keeping the national state on its feet, but who was martyred due to the decision-making initiated by the Yugoslav Communist Headquarters.
Latest news


How did LaCivita change the DP campaign? Berisha: He studied the opponent
2025-05-08 22:49:51

David defeats Goliath
2025-05-08 22:15:50

Journalist: There are SPAK infiltrators in party headquarters
2025-05-08 21:55:15
Who is the new Pope?
2025-05-08 21:48:13
Berisha finally reveals when he will retire from politics
2025-05-08 21:33:46


LaCivita in Lezha: Albanians will fire Edi Rama from his job
2025-05-08 21:11:20


Berisha: LaCivita chose us because he believes in Reagan's program
2025-05-08 20:48:40
He rejected America to serve Pogradec, Genti Çela tells about life in "Elevate"
2025-05-08 20:26:28




Pope Leo XIV greets the faithful for the first time in St. Peter's Square
2025-05-08 19:29:33




Photo session with LaCivitta in Tirana: For Great Albania
2025-05-08 18:40:18
Source: DASH decision a personal victory for Berisha
2025-05-08 18:30:10
Take off those crazy glasses and see where you've taken him?
2025-05-08 18:02:47
LDK files criminal charges against members of the incumbent Government
2025-05-08 18:02:00







BIRN analysis: Tirana, the determining district for the future majority
2025-05-08 16:04:03




Chris LaCivita's contract with the DP, Berisha: 100% correct and clean
2025-05-08 15:11:11

"These are the peak days", Berisha reveals when he will travel to the USA
2025-05-08 14:45:25


Endless boxes with filled-in ballots, DP demands separation of votes from Greece
2025-05-08 14:11:12


Photo/ Who are the 3 associates of Talo Çela arrested in Dubai?
2025-05-08 13:37:09

Hetimi për krimet zgjedhore, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Shkodrës
2025-05-08 13:06:21
DASH paves the way for Berisha, Alizoti: Great news on the eve of Great Albania!
2025-05-08 13:03:48

"Freedom works", DP welcomes the US position
2025-05-08 12:48:07

Black smoke rises from the Sistine Chapel, the Vatican still without a Pope
2025-05-08 12:26:18





Davide Pecorrelli extradited to Albania
2025-05-08 11:29:04
'May 11, Albania will react', Xhaferri: Electoral criminals will pay
2025-05-08 11:21:46

Gjin Gjoni: Non Grata fell, Rama should get ready to go to McGonigal
2025-05-08 11:01:54
May 8th deadline for immigrants to vote in Greece extended by one day
2025-05-08 10:48:42
Collapse of massive chrome structure, still no trace of 29-year-old
2025-05-08 10:40:04
Vehicle bursts into flames in Paris Commune
2025-05-08 10:25:43
He gave land to his father and cousin, Basir Çollaku denounces the SP candidate
2025-05-08 10:16:16




Electoral Crimes/ BKH agents and Police conduct checks in Shkodra
2025-05-08 09:19:13
3 associates of Talo Çela arrested in Dubai
2025-05-08 09:02:28
Mouse in the owl's claws, Chris LaCivita responds directly to Rama
2025-05-08 08:45:40
Foreign exchange, how much foreign currencies are sold and bought today
2025-05-08 08:30:38
BIRN: Organized crime, the 'invisible party' of the Durrës elections
2025-05-08 08:26:35
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-05-08 08:08:15
Cloudy and rainy, what the weather is expected to be like throughout the day
2025-05-08 07:52:13
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2025-05-08 07:40:16


Rama attacks Bardhi: Fier cannot be represented by the world's gas
2025-05-07 22:36:22



EU calls on Israel to lift humanitarian blockade in Gaza
2025-05-07 21:42:34
"Russia is "asking for a lot"! Vance calls for direct Moscow-Kiev talks
2025-05-07 21:20:16





Bank of Albania sets limits on home loans, Sejko: The maximum will be 85%
2025-05-07 20:16:10


EP calls for immediate lifting of measures against Kosovo
2025-05-07 19:39:58
