Flash News

KRYESORE

“Është dënuar për armëmbajtje pa leje”, PD çon një tjetër kryebashkiak të PS në Prokurori

Partia Demokratike denoncon një tjetër kryebashkiak të PS se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se PD i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës së kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të "Ramës" së Matit. Agron Malaj, rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje dhe sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalohet kandidimi përjetë të jetë në një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa vonesë me administrimin e vendimit të gjykatës së Matit dhe për heqjen e mandatit për kryetarin e bashkisë”, tha Bardhi.

Ky është rasti i pestë që PD denoncon pas rastit të Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës, Mallakastrës se kanë fshehur dënimet e mëparshme në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

 

 

 

Të fundit