Flash News

KRYESORE

Eugent Bushpepa çon Shqipërinë në finalen e ‘Eurosong 2018’, fjalët e para pas kualifikimit

Nata e mbrëmshme emri i Shqipërisë u lartësua nën zërin fenomenal të Eugont Bushpepës, ndërsa e përfaqësoi denjësisht në gjysmëfinalen e “Eurosong 2018”.

I renditur i treti në konkurrim, Bushpepa arriti të kalojë Shqipërinë në natën e madhe të finales me këngën “Mall”, të cilët ndryshe nga shumica preferoi ta interpretojë në gjuhën shqipe.

Pas kualifikimit dhe entuziastit të madh, Eugent Bushpepa ka reaguar në profilin e tij në facebook, i cili falënderon të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Në rrugën tonë në Finalen e Madhe të Esc 2018! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ne ju duam të gjithë dhe pa ju kjo nuk do të ishte e mundur”, shkruan këngëtari.

Për të përjetuar emocione edhe më të forta nga performanca e Eugent Bushpepës na duhet të presim natën finale të 12 majit.

Të fundit