Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Eurodeputetja me origjinë shqiptare: Suedia të ndikojë që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, ka kërkuar që vendi i saj të ndikojë te shtetet e tjera anëtare të BE-së, që ato të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, midis të tjerëve, kundërshton. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që të votojnë pro hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”, deklaroi Kokalari.
Megjithatë ajo thekson se çdo vend që aspiron për t’u bërë pjesë e unionit, duhet që të luftojë korrupsionin dhe të udhëhiqet nga ligji.
“BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë por duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Evropë më të lirë dhe të sigurt”, shkroi ajo në statusin e saj në Facebook.