Flash News

KRYESORE

Fatmir Guda: Rikonfigurimi i hartës territoriale, kryeaxhenda e PD para zgjedhjeve lokale 2019!

Fatmir Guda: Rikonfigurimi i hartës territoriale, kryeaxhenda e PD para

Ish-kryetari i bashkisë së Leskovit dhe njëherësh kandidat i PD-së për zgjedhjet e fundit parlamentare në prefekturën e Korçës, Fatmir Guda, ka reaguar në lidhje me domosdoshmërinë e ndryshimit të hartës elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2019. Sipas Gudës, “Rikonfigurimi i hartës territoriale, mbetet kryeaxhenda e PD para zgjedhjeve lokale 2019! Pa të PS fiton në tavolinë çdo zgjedhje”.

Duke qenë tre herë radhazi fitues i bashkisë së Leskovikut, Guda ka një përvojë të gjatë dhe i di mirë problemet që mbart ndarja territoriale, sidomos në këtë prefekturë.

E ka mbështetur këtë qëndrim edhe ish-deputeti i PD-së, Vili Minarolli, i cili shton se  “kjo lloj ndarje territoriale i jep PS fitore edhe në zgjedhjet e përgjithshme”.

 Reagimi i Gudës vjen vetëm disa ditë pas përfundmit të zgjedhjeve, edhe pse nuk fitoi si kandidat, duke qenë i renditur i shtati nga PD në listën e kandidatëve,  dhe këtë reagim Guda e bën, sipas tij, “për të rritur pritshmëritë në radhë të parë të qytetarëve ndaj PD-së edhe në Kolonjë. Respekt për punën e palodhur të kujtdo demokrati në Kolonjë, pavarësisht rezultatit, i cili, mbi çdo gjë, ishte me vota të ndershme dhe dinjitetoze, të shpirtit qytetar të lirë dhe pa kompromentueshëm”, përfundon reagimi  ish-kryebashkiakut të Leskovikut Fatmir Guda.

Të fundit