Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja kërkesë për DASH: Nxirrni provat që keni për Llallën, mos abuzonin me pushtetin. Po bashkëpunoni me Arabinë dhe Kinën

Analisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla, vjen erë të keqe. Lubonja shprehu habinë për këtë vendim të DASH, duke theksuar se Adriatik Llalla nuk është i pari i korrupsionit në Shqipëri.

Ndërkohë, sa i përket moralit të këtij vendimi nga amerikanët, lidhur me çështjet e korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, Lubonja tha se SHBA po bashkëpunon me Arabinë Saudite dhe me Kinën, ku shkelen vazhdimisht këto të drejta.

“Ose nxirr provat ose mos fol. Nëse nuk nxjerr provat, për mua është skandal, është abuzim me pushtetin. Po pse mo, Llalla të mbeti ty? Ti bashkëpunon me ata të Arabisë Saudite, me Pinoçetin dhe me Kinën që po shkel të drejtat e njeriut. Ne jemi të obsesionuar se po e tha Amerika e tha Zoti. Është një gjë që mban erë të keqe. Është fyese për Shqipërinë kjo”, tha Lubonja në 'Studio e Hapur'.

Të fundit