Flash News

KRYESORE

Festivali Ndërkombëtar i Filmit sjell “Luftën e ftohtë” në Akademinë Marubi

Festivali Ndërkombëtar i Filmit sjell “Luftën e

Edicioni i 14 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do ta kthejë edhe këtë vit Tiranën në kryeqendrën e kinematografisë.  Këtë vit janë përzgjedhur 44 filma nga 350 filma që kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e këtij eventi.

festivali do të sjellë disa nga filmat më të kuotuar në rand botëror, njëri prej të cilëve është “Lufta e ftohtë” e regjizorit laureat për çmimin Oscar, Paëel Paëlikoëski. Ky film do të jepet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, ku i pranishëm do të jetë edhe ambasadori polak, Karol Bachura.

“Lufta e ftohtë” do të jepet ditën e shtunë me 21 shtator ora 20.00 dhe mund të ndiqet nga të gjithë, pasi hyrja është e lirë.

‘Lufta e ftohtë” është një histori pasionante dashurie mes një burri dhe një gruaje, të cilët takohen në rrënojat e Polonisë së pas luftës.

Të fundit