Flash News

KRYESORE

“Fond nga pasurit për të ndihmuar të varfrit”, deputeti –Ramës: Ky fenomen luftohet me punësim, jo bamirësi

Deputeti i opozitës parlamentare Erion Piciri ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me sipërmarrësit në vend, të cilëve u ka kërkuar të bëhen pjesë e një mekanizimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Shqipëri.

Kjo nismë ka ngjallur debate të shumta. Piciri shkruan se varfëria e një vendi nuk mund të luftohet me bamirësi, por me hapjen e mundësive për vende pune dhe zhvillim.

“Varfërinë nuk e zgjidh lëmosha, por stimulimi i investimeve, prodhimi per tregun e huaj dhe punësimi, transformimi i strukturës ekonomike nga predominant agrar dhe publik ne ate privat me force konkurruese rajonale dhe kontinentale.

Per kete duhet nje klime miqësore dhe rol parësor te sipërmarrjes, jo vënien e saj nen tutelën e mediokërve te politikes. Nuk behet Shqipëria duke përqendruar pushtetin, keqpërdorur fondet publike, kufizuar lirinë dhe rritur taksat me gjithfarësoj marifetesh e fushatash bamirësie.

Nuk ka nevoje te lypen para per te varferit, por te largohen nga administrata militantet e partive dhe t'i mbeten buxhetit qindra milion euro. Para ka, por nuk ka vizion dhe ndershmëri ne përdorimin e tyre”, shkruan Piciri.

Të fundit