Flash News

KRYESORE

Fotos së Dafinës e veshur si nuse nuk mund t`i rezistonte as ish-i dashuri i saj

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka fshirë çdo foto në profilin e saj në instagram duke i dhënë vëmendje maksimale projektit më të fundit, i cili sipas nesh ka lidhje me bashkëpunimin me mamanë e saj, mirëpo duhet ta shohim në vazhdim.

Postimet e saj janë me veshje nusërie dhe mes shumë komenteve të miqve dhe ndjekësve të saj ka dalluar ai i Dj Geek, i cili ka shkruar: “Nusja më e bukur”.

E ndërsa Dafina i kthen përgjigje me emojin e dhëndrit dhe nuses duke i konfuzuar akoma më shumë të gjithë.

Nuk dihet ende nëse dyshja janë rikthyer sërish bashkë megjithatë në një intervistë në ‘Në kurthin e Piter Pan’, Dafina ka pohuar se ndihet ende e dashuruar dhe ka ende ndjenja brenda vetes.

Të fundit