Flash News

KRYESORE

Frontex përgënjeshtron shefen e ONM: Nuk jemi pjesë e reformës në drejtësi

Frontex përgënjeshtron shefen e ONM: Nuk jemi pjesë e

Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve dhe Bregdetit, Frontex ka mohuar deklaratën e shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Kalavera, e cila është shprehur se ata janë pjesë e Reformës në Drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me misionet e BE-së, Euralius dhe Pameca.

Zëdhënësja e Frontex, Izabela Kuper i shkurtimisht tha Politiko.al se ata “nuk kanë ndonjë lloj bashkëpunimi me këto dy agjenci”.

Zonja Kalavera, në një prononcim me shkrim për Zërin e Amerikës më 9 gusht u shpreh se Frontex, me asistencën e Euralius dhe Pameca, po zhvillon kapacitetet e institucioneve të drejtësisë me qëllim përafrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së

“Misioni ynë, Euralius ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet evropiane, duke siguruar një mbështetje dhe ekspertizë të vlefshme teknike. Misioni ynë Pameca është mbështetja e agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimeve të rënda dhe korrupsionit”, sqaronte ajo, duke shtuar:

“Këto misione të asistencës së BE-së janë duke punuar ngushtë me agjencitë tona ligjore të BE-së: Eurojust, Frontex, Europol, Cepol për të zhvilluar kapacitetet e autoriteteve shqiptare në përputhje me praktikën më të mirë evropiane. Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës”, shprehej Kalavera.

Euralius synon fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së.

Ndërsa objektivi kryesor i projektit PAMECA është përmirësimi i kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Policisë së Shtetit (PSH), Prokurorisë dhe strukturave të tyre mbështetëse në përmbushjen e objektivave të tyre për plotësimin e nevojave të komunitetit lidhur me sigurinë publike si dhe sfidat e menaxhimit të kufirit.

Të fundit