Flash News

KRYESORE

Gazetari publikon gafën në tekstin shkollor: Mburren se i kanë njehsuar me Anglinë, ende nuk i kemi njehsuar me veten

Gazetari publikon gafën në tekstin shkollor: Mburren se i kanë

Gazetari Roland Qafoku ka publikuar gafën në një tekst shkollor, i cili është shumë i vjetër dhe nuk përkon me realitetin. Bëhet fjalë për të dhënat që jepen për kryeqytetin, Tiranën, të cilat i përkasin censusit të vitit 2005, ndërkohë që censusi i fundit është ai i vitit 2011.

Nxënësit mësojnë të dhëna tërësisht të gabuara sa i përket njësisë administrative të Tiranës, sipërfaqes, popullisë dhe deri te targat e automjeteve.

Qafoku thotë se është turp për ata që mburren se tekstet e shkollave janë njehsuar me Anglinë, ndërkohë që ne ende nuk i kemi njehsuar me veten.

“Rrethi ka vite që nuk ekziston si ndarje administrative, sipërfaqja e bashkisë së Tiranës është disa herë më e madhe, lëmsh numri i popullsisë dhe targa TR ka kohë që është vendosur në muze. Për referencë merret censusi i vitit 2005, se ka goxha punë t’i referohesh atij teë fundit. Të na rrojnë tekstet shkollore të fëmijëeve! Ky është një turp që një Zot e di se si mund të mburret dikush që tekstet e shkollave janë njehsuar me Anglinë. Ne ende nuk i kemi njehsuar me veten, lëre pastaj me ishullin”, shkruan gazetari.

Të fundit