Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Gjekmarkaj debaton me Maznikun: As Sadam Huseini nuk u soll me kurdët si policia sot
Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se Policia e Shtetit u soll mjaft ashpër me protestuesit tek “Astiri”. Madje sipas tij, as Sadam Huseini nuk veproi ashtu kundër kurdëve. Mes tij dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku pati një debat në emisionin “Real Story” në News 24. Ky i fundit u shpreh se çdo individ që vë dorë ndaj policisë, duhet të përgjigjet para ligjit.
Debati
Mazniku: Ata protestues janë proceduar penalisht.
Gjekmarkaj: Këtu kemi korrupsion për historinë e Guinnes, janë vjedhur para pa fund në atë aks rrugor.
Mazniku: As për vlerën e asaj që do bëhet te Unaza e as për shtetin nuk kanë se çfarë të thonë.
Gjekmarkaj: As Sadam Hyseini me kurdët nuk është sjellë kështu. Policia shqiptare është sjellë si ushtarë të Edi Ramës, e të ishin mobilizuar kundër kanabisit do të ishte mirë e jo ndaj popullit të Tiranës.
Mazniku: Në çdo vend të botës, në Francë, Turqi etj nëse një person ngre dorën kundër autoritetit të shtetit, ndëshkohet. Madje, merr 10 herë më shumë ndëshkim se këtu, edhe në Gjermani e Francë.
Shikoni çfarë ndodh në Francë, ose në SHBA. Nëse ngrihet dorë ndaj institucionit të shtetit, veprohet. Në demokraci zgjidhet në mënyrë institucionale. Edhe nëse kanë të drejtë, duhet ta zgjidhin në mënyrë demokratike. Një qytetar, që është polic në këtë rast çohet nga shtëpia për të bërë detyrën e rrihet dhe kjo është e rëndë.